Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”.

Pas paraqitjes në SPAK, kryedemokrati dha një prononcim për mediat.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama.

Mos e harroni pra, ASKKR.

I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.

Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha’.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakWENGER TËRHIQET NGA GARA PËR PRESIDENT TË FIFA-S, INFANTINO DREJT MANDATIT TË KATËRT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PROBLEME ME ENERGJINË NË LEZHË