
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në qytetin e Pukës, ku unaza e qytetit është bllokuar si pasojë e rrëzimit dhe dëmtimit të disa pemëve përgjatë këtij aksi rrugor.
Bashkia Pukë u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në përfundimin e ndërhyrjes dhe garantimin e sigurisë.
̈ ̈
️️ Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut gjatë mbrëmjes së sotme, unaza e qytetit të Pukës është bllokuar për shkak të rrëzimit dhe dëmtimit të disa pemëve përgjatë këtij aksi.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Emergjencave Civile, Demir Syla, së bashku me punonjësit dhe mjetet në dispozicion, ndodhet në terren për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme për normalizimin e saj.
⚠️ KUJDES! Bashkia Pukë u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në përfundimin e ndërhyrjes dhe garantimin e sigurisë.
Njëkohësisht, ekipet e Emergjencave Civile, në koordinim me administratorët e njësive administrative, po monitorojnë në vijimësi situatën në të gjithë territorin e bashkisë dhe raportojnë periodikisht për çdo problematikë të evidentuar.
Bashkia Pukë është në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.
️ Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë!


