Vendosja e moratoriumit të gjuetisë 13 vite më parë kishte si synim frenimin e gjuetisë së paligjshme , por shoqata e Gjuetarëve theksojnë se gjuetia e paligjshme gjatë këtyre viteve ka ekzistuar madje duke shkaktuar edhe dëme të pa rikuperueshme.

Gjuetarët e zonës së nënShkodrës theksojnë se zhdukja e disa kafshëve dhe shpendëve vjen jo vetëm si shkak i gjuetisë së paligjshme por edhe disa faktorëve të tjerë sic janë ndryshimet klimatike.

Sipas ekspertëve të mjedisit, përdorimi i mjeteve të paligjshme si prozhektoret gjatë natës, kurthet dhe armët pa leje, po përdoren gjerësisht nga persona të papërgjegjshëm, të cilët nuk respektojnë as stinët e riprodhimit dhe as zonat e mbrojtura.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE NË QARKUN SHKODËR, BLLOKOHET PJESËRISHT AKSI TAMARË-VERMOSH
Artikulli tjetërBUXHETI DHE PAKETA FISKALE 2027 MIRATOHEN NEN PËR NEN NË KOMISIONIN E LIGJEVE, FONDE SHTESË PËR DISA INSTITUCIONE