Garantimi i të drejtave të fëmijëve dhe krijimi i më shumë mundësive për zhvillimin dhe përfshirjen e tyre në jetën sociale mbetet një angazhim që duhet të shoqërojë punën e institucioneve çdo ditë. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Bashkia Lezhë në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.Në fjalën e tij përpara fëmijëve dhe të rinjve, kryebashkiaku Pjerin Ndreu theksoi se angazhimi i tyre institucional nuk kufizohet vetëm në deklarata për mbrojtjen e të drejtave të tyre, por ështe i përkthyer në mbështetje konkrete dhe projekte që përmirësojnë kushtet dhe mundësitë për ta.

Në të njëjtën linjë, drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, Marte Fetaj, dhe drejtori i Arsimit Parauniversitar, Hasan Muça, prezantuan angazhimin e strukturave që drejtojnë për garantimin e të drejtave të fëmijëve, përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe mbështetjen përmes shërbimeve e programeve të dedikuara.

Aktiviteti u shoqërua edhe me mesazhe edukative dhe ndërgjegjësuese, ku vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë, mbrojtjes nga çdo formë dhune dhe rëndësisë së krijimit të një mjedisi ku fëmijët të rriten, të mësojnë dhe të shprehin lirshëm potencialin e tyre.

https://youtu.be/yI8bB2SX6Eg

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA RRUGORE 1374 GJOBA NË 1 JAVË DHE 3 DREJTUES MJETESH TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërTRAJNERI LASZLO DHE HADROJ FLASIN PARA PARTIZANIT