Lezha solli në vëmendje artin figurativ, duke përkujtuar 50-vjetorin e pikënisjes së kësaj tradite artistike. Me këtë rast u çel një ekspozitë kolektive, ku u prezantua krijimtaria e rreth 40 piktoreve lezhjan.Përmes veprave të ekspozuara, artistët sollën jo vetëm talentin dhe individualitetin krijues, por edhe historinë, identitetin dhe shpirtin artistik të Lezhës.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vlerësoi kontributin e piktorëve lezhjanë ndër vite, duke garantuar mbështetjen e institucionit që ai drejton për zhvillimin e artit dhe kulturës ne kete qytet.

Ekspozita u kthye në një takim mes brezave të artistëve, duke dëshmuar vazhdimësinë e traditës së artit figurativ në Lezhë. Njëkohësisht, ajo shërbeu edhe si homazh për krijuesit që ndër vite kanë pasuruar jetën kulturore dhe artistike të qytetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakASAMBLEJA E PS, RAMA: KUSH DO TË SILLET SI E ËMA E ZEQOS NË MAJË TË THANËS, S’KA VEND NË KËTË FAMILJE POLITIKE
Artikulli tjetërKALLËZIMI NDAJ SPIROPALIT, BERISHA: REGJISTRIMI I ÇËSHTJES PENALE NDAJ SAJ, PËRDORIM I SPAK-UT SI ARMË POLITIKE