Në një dalje nga selia blu pas përplasjeve të shkaktuara në KZAZ-të e disa prej qyteteve të vendit, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi se

Rama po i vë zjarrin Shqipërisë për të mbrojtur pushtetin dhe pasurinë e tij të paligjshme.

Edi Paloka: Për pushtetin e tij personal dhe pasurinë e tij të paligjshme Edi Rama po tergon se është i gatshëm ti vendosë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasje mes shqiptarëve.

Edi Rama dhe banda e tij në paligjshmëri të plotë po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin.

Ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet. Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakOSBE DËNON DHUNËN NË KZAZ-TË: AUTORËT DHE NXITËSIT DUHET TË MBAJNË PËRGJEGJËSI LIGJORE
Artikulli tjetërMETA NË KOLEGJ DHE PARLAMENT PËR ÇDEKRETIMIN E 30 QERSHORIT