Gjykata e Tiranës ka ndryshuar ditën e sotme masën e arrestit për Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës,

i cili është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që më 19 Shkurt Gjykata e kishte lënë atë në ‘arrest me burg’.

Florenc Hoxha u arrestua pas protestës së 16 shkurtit pas sulmeve ndaj kryeministrisë, bashkë me 18 protestues të tjerë.

Ata ushtruan dhunë duke çarë disa herë kordonin e policisë para kryeministrisë, duke thyer xhamat e derës kryesore dhe duke shkatërruar kërpudhën, veprën e artit në lulishten e kryeministrisë.

Artikulli paraprakI DËNUAR ME 5 VITE BURG, EKSTRADOHET NGA GREQIA 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërGAZETARËT TË PAMBROJTUR,VËZHGUESIT: POLITIKA, GJUHË DENIGRUESE KUNDËR MEDIAS