Që prej 1 korrikut një qese plastike mund ta marrësh vetëm kundrejt pagesës.Çmimi është simbolik, 5 deri në 10 lekë, por ky çmim së bashku me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit i kanë rikthyer qytetarët shqiptarë në përdorimin e trastave apo çantave.

 

Ndërkohë qytetarët shprehen se çmimi prej 10 lekësh është një kosto shtesë për ta.
Ata thonë se prej fillimit të muajit korrik i përdorin më pak qeset plastike, madje ka nga ata që shkojnë në treg me qese me vete.

Ndërkohë pas një vëzhgimi të kryer në disa pika të qytetit të Shkodrës vumë re se vëtëm furrat e bukës e i përmbahen këtij ligji.Ndërsa tregtarët pohojnë se nëpër supermarkete duhet ta blesh atë.

Ndërsa tregjet vijojnë të ruajnë traditën e vjetër.
Më 1 korrik, qeveria shqiptare përmes një vendimi ndaloi përdorimin e qeseve plastike nën 35 mikron. qeset e reja janë në harmoni me natyrën dhe mund të degradohen brenda 36 muajve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 200 VIZITA NË DITË NË URGJENCË
Artikulli tjetërPANIK NË QENDËR TË SHKODRËS