Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin Taulant Balla.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se nga operacionet e policisë nuk arrestohen drejtuesit e grupeve kriminale por shpërndarësit e drogës. Salianji foli edhe në lidhje me rastin kur bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes, duke iu drejtuar ministrit Balla që të distancohet nga deklarata e Tonin Vocajt.

“Pavarësisht ikjes dhe ardhjes së ministrave të Brendshëm, e njëjta situatë është në Policinë e Shtetit. “Për të luftuar krimin e bashkëpunuar nuk punojmë dot me policinë e Shtetit, për shkak të inkriminimit”. Kjo ishte deklarata e kreut të SPAK. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të frenuar krimin e organizuar. A keni shifra, sa ka qenë kostoja në këto 8 vite që na miratimi dhe sa është numri i punonjësve që janë betuar në kuadër të ligjit të vettigut. A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky?

Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet. Ju duhet të distancoheni nga deklarata e Vocajt. Ai tha se nuk ishte kapur personi që bëri krimin, por nuk është kapur as sot. Përfshirja e Policisë me krimin, duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave.”, tha ai.

Artikulli paraprak“DUA TË VOTOJ 2025”, QYTETARËT PANKARTË NË KUVEND, KËRKOJNË VOTËN E DIASPORËS
Artikulli tjetërBALLA JEP LAJMIN: SAPO JANË ARRESTUAR NË ITALI DHE SPANJË DY PERSONAZHE TË BOTËS SË KRIMIT, DO TË EKSTRADOHEN!