Anëtari i AAK-së, Ahmet Isufi deklaron se po diskutohet lirimi me kusht i kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj, i burgosur në Francë mbi bazën e nje urdhër-arresti serb.

Isufi tha se ndalimi i Haradinajt është i pakuptimtë dhe “i dëmshëm edhe për shtetin e Kosovës sepse ka ndodhur në një kohë kur ai është i pajisur me pasaportë diplomatike”. Dhoma e Hetuesve e Gjykatës së Apelit në Kolmar ka vendosur të presë mbi vlefshmërinë e kërkesës ligjore të Serbisë. Të enjten ajo sqaroi se Haradinaj do të mbahet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe të sjellë faktet që pretendon se i disponon e për të cilat, sipas saj, Haradinaj nuk është gjykuar nga Haga.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, VENDI NËN “PUSHTETIN” E DËBORËS
Artikulli tjetërBORA NË KUKËS ARRIN NË 1 M, BLLOKOHEN DHJETRA NJËSI ADMINISTRATIVE