Nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në mbështetje të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave policore, si rezultat i veprimeve hetimore është realizuar kapja dhe arrestimi në flagrancë e shtetasve si më poshtë :

 

 

Pranë ambjenteve ku kryhet kontrolli teknik i automjeteve në Shkodër ( SGS ) dyshohej se persona të pa autorizuar qëndronin duke mbajtur rradhën që krijohej nga automjetet që prisnin për kryerjen e kontrollit teknik me qëllim ” shitjen” e saj në këmbim të shumave 1500-2000 lekë ndaj qytetarëve.

 

Nisur nga kjo situate është organizuar puna për mbikqyrjen e situatës dhe si rezultat janë kapur në flagrancë 2 shtetas të cilët kryenin këtë aktivitet dhe janë hetuar për vepren penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat” gjithashtu u kryen veprime dhe për 6 shtetas për veprën penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat”.

 

Konkretisht u bë arrestimi në flagrancë për “Korrupsion pasiv në sektorin privat” i shtetasve :

 

1.Agim Shkjau, 49 vjeç, banues në Shkodër.

 

2.Çesk Prela, 26 vjeç, banues në Shkodër.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi u mernin personave të interesuar për të kryer kontrollin teknik të mjetit, shuma nga 1500-2000 lekë për çdo mjet.

 

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për “Korrupsion aktiv në sektorin privat” i shtetasve :

 

1.S.C, 22 vjeç, banues në Shkodër.

 

2.E.A, 26 vjeç, banues në Trush Shkodër.

 

3.F.M, 29 vjeç, banues në Bushat Shkodër.

 

4.B.B, 36 vjeç, banues në Postribë Shkodër.

 

5.S.M, 23 vjeç, banues në Shkodër.

 

6.F.K, 30 vjeç,  banues në Barbullush Shkodër.

 

Vazhdon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, dhe materialet  i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër

Artikulli paraprakDEMARKACIONI PRITET TË RATIFIKOHET PARA VIZITËS SË JOE BIDEN
Artikulli tjetërTJETËR TRAGJEDI NË RRUGËT TONA, TRE TË VDEKUR