Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy nga ish zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës në tenderat e këtij dikasteri.

Ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse i Ministrisë së Drejtësisë, Aurel Lamçe dhe ish specialisti IT Arlind Alikaj u la në ‘arrest shtëpie’ .

Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura por mësohet se avokatët e dy të arrestuarve kanë dhënë garanci, se dy të pandehurit nuk kishin rrezik ikje dhe vepra për të cilën akuzohen nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

Ndërkohë të shtunën (9 shkurt) do të dalin para gjykatës Juliana Hoxha, e cila ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ne kerkim- I vetmi që është në kërkim me urdhër arresti është Lysien Ali, specialist IT-je, i cili i ka shpëtuar prangosjes nga policia megjithëse gjykata vendosi për të masën e arrestit në burg.

Të pandehurit e mësipërm u arrestuan të mërkurën së bashku me ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe ish-specialistin tjetër të IT-së Lysien Ali.

Abuzimi me tendera- Ndërsa 8 personat e tjerë të hetuar për abuzime me tendera janë lënë në masën detyrim paraqitje. Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrisë së Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësise, e me pas dhe nga grupi i inspektimit te Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit.

Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

5 tenderat ne hetim – Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:
1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Artikulli paraprakE ZË POSHTË MASIVI SHKËMBOR, NDËRRON JETËN 58-VJEÇARI
Artikulli tjetërVRAU 4 EFEKTIVË POLICIE, APELI RRËZON BURGIMIN E PËRJETSHËM TË DRITAN DAJTIT