Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pasi një operacioni antikorrupsion nga SPAK, në lidhje me abuzimet me prokurimet publike’.

Më konkretisht, operacioni është ndërmarrë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila ishte

në detyrë deri 1 muaj më parë. Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali janë lëshuar urdhër-arreste, ndërsa një prej tyre këtyre nuk është ndaluar ende. Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrstuarve.

Hetimet kanë nisur për disa tendera të dyshimte nga Agjencia e Përqendruar në Ministrinë e Brendshme. Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit ka lëshuar 9 urdhër-arreste dhe një ‘arrest shtëpie’.

Operacioni i SPAK vjen gati një vit pasi deputetët e opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK, më 3 gusht të 2020, tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë me vlerë prej 27 milionë eurosh. Ata pretenduan se tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë, duke i kërkuar SPAK që të hetojë.