Boksieri Adam Maca ka nisur përgatitjet për garat e kampionatit europian për moshën U-18. Kampioni i Europës dhe njëherësh edhe nën/kampioni i botës, po zhvillon seancat stërvitore në palestrën e ekipit “North Boxing Albania”, aty ku edhe është bërë pjesë e këtij klubi. Maca, nën drejtimin e dy trajnerëve, Emiliano dhe Klaudio Çekini, synon që në garat e kampionatit europian që do të zhvillohet në muajin prill, të sigurojë titullin kampion Europe. Një gjë të tillë e pohon edhe trajneri i tij, Emiliano Çekini.

Nga ana tjetër, edhe vetë boksieri Adam Maca thotë se do të synojë me patjetër ta fitojë Kampionatin Europian.

Jam shumë i kënaqur që arrita të fitoj Europianin vitin e kaluar, por po të njëjtën gjë do synoj edhe këtë vit me Kombëtaren e Shqipërisë. Do mundohem të bëj të gjithë shqiptarët krenarë. Jam shumë i kënaqur edhe me punën që po bëjmë me dy trajnerët e mi, Emiliano dhe Klaudio Çekini. E pres me padurim të shkoj në Europian dhe të fitoj medaljen e argjendtë. Asgjë nuk është e lehtë, por do ta fitoj këtë kampionat europian.”

Kampionati europian i boksit për moshën U-18 do të startojë në datën 2-prill dhe do të zhvillohet në Kroaci.

Artikulli paraprakGJET NDOJ PREZANTON LIBRIN NË LEZHË
Artikulli tjetërPAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA, BALLA: ÇDO SHQETËSIM APO SHANTAZH DO TË TRAJTOHET ME SHPEJTËSI