Veprimet e fundit të ndodhura në Shkodër në KZAZ apo edhe shkresat e bashkisë Shkodër për të liruar mjediset në ato godina që janë në varësi të bashkisë dhe heqjen e listave të zgjedhësve në shkolla nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë cilësuar si tejkalim kompetence nga bashkia Shkodër dhe tejkalim i të drejtave dhe detyrave të njohura nga ligji nga ana e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Në këtë mënyrë KQZ i ka dërguar një shkresë që mban datën 18 qershor kryebashkiakes duke i bërë të ditur tejkalimin e kompetencave.

Kryebashkiakja Ademi nuk ka qëndruar si një shikuese e thjeshtë ndaj kësaj shkrese por i ka kthyer përgjigje KQZ-së duke e cilësuar këtë shkresë si një shantazh ndaj saj.

Në përgjigjen drejtuar KQZ-së por për dijeni edhe ministrit të brendshëm, prefektit të qarkut Shkodër dhe prezencës së OSBE-ODIHR, Ademi informon se në cilësinë e kryetares së bashkisë kam zbatuar me përpikmëri të gjitha komptencat të drejtat dhe detyrat që më jep ligji, kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Dekreti i Presidentit.

Kryebashkiakja bën të ditur se fillimisht pas dekretit të Presidentit të 5 janarit 2018 për caktimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve bashkia ka bashkëpunuar me KQZ-në duke dërguar një sërë shkresash propozim për miratimin e qendrave të votimit në mjediset private, informacion për të dhënë për numrin e çdo qendre votimi, vendodhjen e tyre dhe numrin përkatës të zgjedhësve.

Po ashtu bashkia ka dërguar shkresa tek KQZ edhe për miratimine KZAZ-ve por pas dekretit tjetër të Presidentit të 10 qershorit 2019, kryebashkiakja informon KQZ-në se në cilësinë e kryetares së bashkisë ka vepruar me rigorozitet duke ju drejtuar institucioneve të cilat kanë përgjegjësi ligjore në lidhje me lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve dhe heqjen e listave të afishuara në qendrat e votimit ne administrim të KZAZ- ve respektive si : KZAZ nr. 2 Pallati Sportit Qazim Dervishi ; KZAZ nr. 4Shkolla Azem Hadari ; KZAZnr. 5 — Shkolla 9-Vjeęare Xheladin Fishta.

Një tjetër shkresë i është dërguar drejtorisë rajonale të arsimit në mënyrë që shkollat, asete të bashkisë të mos aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuara.

Një tjetër shkresë bashkia i ka dërguar prefektit dhe drejtorit të policisë vendore për frymën e bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjes ligjore në zbatim të dekretit të presidentit.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, KOLEGJI ZGJEDHOR LË NË FUQI 30 QERSHORIN
Artikulli tjetërMETA LETËR OSBE-së: RAMA PO BËN PUÇ SHTETI