Në prag të mbylljes së sezonit turistik në Velipojë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi thotë se menaxhimi kishte vështirësi por një ndihmesë ka dhënë bashkëpunimi me bizneset.

Një problem është mungesa e infrastrukturës dhe lënia mënjanë nga qeveria e plazhit të Velipojës ndryshe nga ato të jugut thotë kryebashkiakja. Vitin tjetër pret një sezon më të mirë për Velipojën por kjo mund të vijë nëse qeveria i vjen në ndihmë me financime dhe konkretisht për rrugën e amortizuar të Vilunit. Problem i pazgjidhur ka mbetur favorizimi i bizneseve që kanë shkelur ligjin kryesisht nga drejtoria rajonale e tatimeve. Në fund kryebashkiakja falenderoi mijëra pushuese që kanë zgjedhur Velipojën në këtë sezon turistik.

Artikulli paraprakSHKODËR – VAU DEJËS, AKSIDENT NË MJEDË
Artikulli tjetërKREU I BASHKISË PUKË NË SHBA, INTERVISTË NË VOA