U zhvillua në Tiranë takimi i tetë i Bordit Drejtues të Nivelit Ministror të Shkollës Rajonale të Administratës Publike.

Tryeza u kryesua nga Zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi me pjesëmarrjen dhe të ministrave që mbulojnë administratën publike në vendet e Ballkanit Perëndimor si: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, por dhe përfaqësues të Komisionit Evropian. Në fjalën e saj Mesi nënvizoi se procesi i negociatave për integrimin në BE mbetet i gjatë dhe i vështirë ndaj dhe kërkohen punonjës publikë të aftë.

Mesi: Procesi i negociatave të BE është i gjatë dhe kompleks, prandaj është shumë e nevojshme të kemi punonjës publik, të aftë, të ndërgjegjshëm për të menaxhuar sfidat që na presin përpara. Si rrjedhojë, bashkëpunimi ndërinstitucional merr një rëndësi shumë të vecantë.

Po ashtu zëvendëskryeministrja e Shqipërisë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Mesi: Marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë shumë të rëndësishëm të procesit të stabilizim-asociimit, ndaj dhe shkolla rajonale e Administratës Publike si një iniciativë e përbashkët e vendeve të Bashkimit Perëndimor është dëshmi e angazhimit tonë për të aderuar në familjen e madhe europiane.

Përsa i përket objektivave kryesore të ReSPA-s në periudhën 2016-2020, një rëndësi e posaccme i jepet përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike mes shteteve anëtare, forcimi i kapaciteteve administrative në administratat publike të shteteve si dhe zhvillimi i burimeve njerëzore në administratat publike të vendeve anëtare.

Artikulli paraprakDONALD LU: NË FILLIM TË 2018 DO TË ARRESTOHEN PESHQIT E MËDHENJ
Artikulli tjetërNË SKANDALIN E “PARADISE PAPERS” EDHE LEWIS HAMILTON