Dajçi eshte një nga njësitë administrative më të prekura nga përmbytjet e herë pas hershme. Në prag të stines së reshjeve, ka akoma disa problematike të cilat nuk kanë marrë zgjidhje nga Drejtoria e Rajonale e Bordit të Kullimit në Lezhë.

Administratori Gjovalin Darragjati thotë se argjinatura në fshatin Darragjat është amortizuar dhe në rast të përmbytjeve filtron ujin duke rrezikuar gjithë fshatin.

Ndërkohë, administratori shton se vijon gradualisht puna për pastrimin e kanaleve kulluese në të gjithë njësinë.

Njësia administrative Dajç është ndër më të rrezikuarat nga përmbytjet në territorin e bashkisë Shkodër. Në fillim të vitit, si shkak I përmbytjeve dhjetëra hekttare tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit, ndërsa institucionet pavarësisht situatës alarmante nuk kanë marrë ende masa për parandalimin e kësaj katastrofe natyrore.

Artikulli paraprakSHKODËR, 80 RASTE NË DITË ME VIROZA STINORE
Artikulli tjetërVELIPOJË, FSHATI TURISTIK RRJOLL PA ENERGJI ELEKTRIKE