Drejtuesit e Instagram janë marrë në pyetje dhe kanë thënë se janë tepër të lënduar nga vetëvrasja e një adoleshenteje në Malajzi.

16-vjeçarja mendohet të ketë vrarë veten vetëm pak orë pasi pyeti ndjekësit me anë të një sondazhi nëse duhet të vdiste.

Por udhëheqësit e kompanisë teknologjike thanë se ishte shumë shpejt për të thënë nëse ata do të ndërmarrin ndonjë veprim kundër përdoruesve që morën pjesë në votim.

Drejtuesit e Instagram u pyetën për këtë çështje në Westminster.

Raportet tregojnë se adoleshentja e paidentifikuar vrau veten të hënën, në shtetin lindor të Saraëakut.

Policia vendase ka thënë se ajo bërë një sondazh në Instagram duke pyetur: “Me të vërtetë e rëndësishme, më ndihmo të zgjedh Die (vdis) / Live (jeto)”.

Rezultoi se pjesa më e madhe e ndjekësve ishin pro vdekjes së saj, prandaj i dha fund jetës. Ende nuk dihet nëse do merren masa për këtë cështje.

Artikulli paraprakOPOZITA KËRCËNOI ME BLLOKIM, OSBE-SË NIS PUNËN PËR ZGJEDHJET LOKALE TË 30 QERSHORIT NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërAKU BLLOKON 762 KG PRODUKTE USHQIMORE TË SKADUARA