Rruga që lidh banorët e lagjes “Tre Heronjte” me zonën e Bardhajve vijon të jetë në gjendje të amortizuar.

Prej vitesh asnjë nderhyrje në ketë zone. Pa rruge , pa shëndetësi dhe mes mbeturinave, per ta kjo eshte nje vdekje qe behet cdo dite, dhe askush nuk shqetesohet per kete. Aty jetojnë rreth 1000 banorë.

Banorët jashtë kameras shprehen të zhgënjyer nga premtimet e shumta, duke thënë se prej 27 vitesh nuk janë përfshirë në investimet e pushtetit lokal .Ata kanë një nje apel për institucionet  qe te kthejne vemendjen edhe nga kjo zone per largimin e mbetjeve te shumta dhe asfaltimin e rruges qe mbushet me uje kur ka reshje shiu.

Pavarësisht angazhimit të institucioneve, për ndryshimin e imazhit të kësaj zone, sërish nuk është ne qender te vemendjes në projekte apo investime konkrete të cilat do të zhduknin imazhin e mbetjeve por edhe mbetjet urbane në shtratin e lumit Kir, ku përvec se një sirene alarmi, është edhe deshmi e indiferencës të të gjithëve

 

Artikulli paraprakMATURANTËT, GATI DATAT PËR PROVIMET E VJESHTËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA, LIKA: S’JAM I KËNAQUR ME BARAZIMIN