Teksa kanë mbetur vetëm 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare në vend, Shoqata e Ish-të përndjekurve të Shqipërisë vijon të jetë kundër partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, e cila u themelua në janar të këtij viti.

Nënkryetari i shoqatës Filip Guraziu sqaron se partia e kryesuar nga Bilal Kola që është aktualisht kryetar i Institutit të Integrimit të ish-të përndjekurve, nuk e ka sqaruar pozicionin e saj. Sipas Guraziut, nëse APD do të pozicionohej djathtas, edhe shoqata do të ishte bashkuar.

I pyetur nëse kjo parti është krijuar për të dhënë kontributin e saj majtas, Guraziu thotë se qëllimet e kësaj force politike tashmë janë kuptuar.

Në janar të këtij viti u krijua partia Aleanca Popullore për Drejtësi, synimi i së cilës është të përfaqësojë në parlament të përndjekurit politikë, Ish-pronarët dhe diasporën. Megjithatë, kjo nismë nuk është pritur mirë nga shoqata e Ish-të përndjekurve, pasi edhe më parë kryetari Zenel Drangu gjatë një interviste në Star Plus ka shprehur qëndrimim kundër.

Artikulli paraprakNJË MUAJ NË ÇADËR, BASHA, RAMËS: O SURRATSËZ! KUJT I KUJTON 1997?!
Artikulli tjetërPROSTITUTA: MË SHITËN QË 18 VJEÇE PËR 4 MLN LEKË