KF Vllaznia bën të ditur se në vendin e Hasan Likës, emëron në postin e trajnerit të ekipit të parë të Vllaznisë, z.Agim Canaj.

Eksperienca e tij e madhe në futbollin shqiptar, fakti që e njeh mjaft mirë Vllazninë dhe futbollin shkodran ngaqë e ka drejtuar edhe më përpara atë dhe po ashtu edhe dëshira e shprehur për t’u rikthyer sërish në krye të ekipit tonë,

janë konsideruar elementë shumë të favorshëm për ta emëruar z.Canaj në këtë detyrë duke besuar se ai dhe skuadra do ta çojnë deri në fund punën e nisur nga trajneri i mëparshëm, për arritjen e objektivit që ajo ka.

KF Vllaznia bën të ditur se marrëveshja me Agim Canajn do të jetë fillimisht deri në fund të këtij sezoni, por më pas, bashkëpunimi mund të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen z.Canaj duke shpresuar që sëbashku të bëjmë gjëra të mirë për skuadrën dhe klubin tonë.
KF Vllaznia

Artikulli paraprakDJALI I BUJARIT NISHANIT, HEQ DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE
Artikulli tjetërSHQIPERIA FITON NE TRANSFERTE ME ANDORREN,SHENON TRE GOLA