Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka financuar për ndërtimin e serave 244 fermerë në vlerën totale që arrin në 232 milionë lekë në vitin 2018. Ndërkohë që skema e mbështetjes financoi 50% të vlerës së investimit në sera që arrin shumën deri në 150 milionë lekë për hektar, të mbjellë në sera.

Sot prodhimi i perimeve në sera përfaqëson 22% të prodhimit total të perimeve në Shqipëri. Ndërsa prodhimi i bollshëm i këtij sektori jo vetëm plotëson kërkesat e tregut vendas por po zgjeron gjeografinë e vendeve për eksport. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2018, prodhimi i perimeve në Shqipëri arriti në 1.166.283 ton. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418.921 ton, Tiranë me 127.176 ton dhe Berat me 118.687 ton.

Ndërkohë që eksportet e perimeve shkojnë në vendet e rajonit dhe ato europiane si Spanjë, Greqi, Gjermani, Poloni etj

Artikulli paraprakPOLICËT DO MARRIN PENSION SHËRBIMI KUR LARGOHEN PA MBUSHUR MOSHËN
Artikulli tjetërDY TË ARRESTUAR NË LEZHË, ISHIN NË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE DHE DHUNË NË FAMILJE