Arben Ahmetaj ministri i Financave iu bashkua me nënshkrimin e tij firmave në peticionin e shoqërisë civile për vetingun. Duke e konsideruar reformën e drejtësisë, kyce për sipërmarrësit dhe investitorët, Ahmetaj tha se askusht nuk mund të rrezikojë me investime nëse nuk ka garanci kontraktuale.

Arben Ahmetaj: Ju e dëgjuat çfarë i tha sipërmarrja dje opozitës, se po na pengoni rritjen ekonomike. Ky është thelbi. Më shumë investime. Ndërsa për ata që qëndrojnë në cadrër tjetër, pra vetëm pak metra në distancë, Ahmetaj tha se bojkoti i opozitës ka për qëllim të marrë pushtetin në tavolinë, jo përmes votës.

Arben Ahmetaj: “Opozita të gjejë racionalen e vet. Pushteti nuk merret në tavolinë.

Nuk është instrument në duart e dy tre organizatorëve të çadrës, por vjen përmes zgjedhjeve e votës.

Në optimizimin e shifave që tregojnë ulje të papunësisë nga 17.3% në 14.2%, Ahmetaj u tha qytetarëve që pa reforma të thella nuk mund të ketë punësim, stabililet dhe të ecet drejt integerimit të vendit.

Artikulli paraprakRRUGA E LLAZANIT, NJË “SFIDË” MË VEHTE
Artikulli tjetërSAIMIR TAHIRI: NUK E KAM DHËNË DORËHEQJEN