Një grup i ri i 26 liderëve të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë, u diplomuan sot nga “Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike”

, një shkollë e ngritur nga Këshilli i Evropës dhe e mbështetur gjithashtu nga Zvicra. Të diplomuarit përfunduan një cikël njëvjecar studimi, i cili përfshin lektrime, diskutime, punë në grupe, ushtrime simulimi rolesh dhe punime kërkimore fokusuar mbi mirëqeverisjen. Ceremonia u zhvillua në Shkodër me qëllim prezantimin përpara aktorëve vendorë të punimit kërkimor të përgatitur nga një grup i pjesëmarrësve në kuadër të shkollës, me fokus bashkinë Shkodër. Gjatë fjalës së saj, këshilltarja e Bashkisë Shkodër, është ndalur tek prezantimi i një kërkimi të detajuar sa i takon Bordit “Bordi i Zhvillimit Ekonomik pranë Njësive tëQeverisjes Vendore- Bashkia Shkodër si rast studimor” . Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit në Shqipëri në vitin 2007 nga Këshilli i Evropës dhe është pjesë e një rrjeti të shkollave në 21 vende të Lindjes dhe të Evropës Juglindore.. Shkolla është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës gjatë gjashtë viteve të fundit së bashku me programin e saj të trajnimit të qeverisjes lokale dhe decentralizimin. Shkolla synon promovimin e një kulture moderne politike bazuar në vlerat e pluralizmit, tolerancës dhe dialogut dhe në ndërtimin e një komuniteti të liderëve të rinj politikë dhe demokratikë.

Artikulli paraprakSHTUBINA KËRKON KTHESËN: VLLAZNIA KA FORCË
Artikulli tjetërGRATË SOCIALISTE ZGJEDHIN DREJTUESEN E FORUMIT