Shkodra njihet si nje nga qytetet me prodhimtari te larte talentesh ne fusha te ndryshme, e njera nga keta fusha eshte edhe sporti, qe per hire te se vertetes eshte nje nga fushat ku qyteti I Shkodres krenohet me se tepermi.

Natyrisht qe ne qytetin tone nuk mungojne as trajneret mjaft te talentuar dhe te suksesshem qe pervec karrieres se tyre, ata kujdesen edhe ne trajnimin e talenteve te reja ne Shkoder e nje prej tyre eshte edhe Kreshnik Krepi, i cili merret me trajnimin e voglusheve qe enderrojne te behen futbollist, e fale punes te palodhur te trajnerit dhe voglusheve te “Akademia Shkodra 2006” kane marre nje ftese mjaft te vecante, ku kete lajm te mire, e kane publikuar edhe ne rrjete sociale ne te cilin shkruhet :

Shkodra 2006 aty ku lindin Talentet ! Si nje nder skuadrat qe kemi realizuar nje faze te pare te mrekullueshme ku te gjithe lojtaret e Skuadres tone vezhgohen nga Menaxher te FIFAS; Fale bashkpunimit te drejtorit te Akademis tone me Futbollin Profesionist,si dhurate e fundvitit vjen nje ftes nga Premjer Liga konkretisht Southampton. Shprehim Falenderim dhe Mirnjohje per Vlersimin.

Kjo ftese vjen si nje dhurate e vlersim per keta femije me aspirate te medha ne futbollin shkodran, duke I motivuar shume e duke na bere te gjthe shkodreneve krenar per ta dhe te ardhmen e futbollit ku dominojne djemt e qytetit te Shkodres.

Artikulli paraprakARRESTOHEN NË XHENOVA DY SHQIPTARË ME DOKUMENTA GREKE FALCO
Artikulli tjetërDROGË NË HANIN E HOTIT, ARRESTOHET GJERMANI