Edhe zyrtarisht akademia Vllaznia dështon. Dy skuadrat e kësaj akademia U 17 dhe U 19, asnjëra prej tyre nuk kanë arritur që të kalojnë në fazën Play Off ku diskutohet titulli kampion.

Nëse 17 vjeçarët kanë dalë jashtë objektivave prej kohësh, U 19 humbi shansin për të qenë në Play Off brenda fushës ndaj kryesuesve të Shkëndijës. Të parët në fushën sportive “Reshit Rusi” zbarkuan 17 vjeçarët të cilët luanin një ndeshje vetëm për statistikë ndaj Shkëndijës. U 17 edhe pse u përpoq nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj kryeqytetasve. 17 vjeçarët mbajnë vendin e tretë dhe prej javësh edhe matematikisht kishin dalë jashtë objektivave duke mos arritur të jenë të paktën në vendin e dytë. Ajo që u prit me interes është ndeshja e U 19. Një përballje direkte e Vllaznisë që mbante vendin e tretë dhe Shkëndijës që renditej e dyta me vetëm 3 pikë diferencë. Vllaznisë i duhej medoemos fitorja për të barazuar me pikë dhe për të zhvilluar një tjetër ndeshje direkte ku do të përcaktohej skuadra që do kalonte në Play Off. Në fakt nuk ka ndodhur kështu sepse kryeqytetasit kanë mbyllur çdo llogari sepse kanë fituar 1-0 në takimin e luajtur në Shkodër. Një rezultat aq sa surprizues po ashtu edhe dëshpërues për kuqeblutë të cilët nuk arrijnë të kapin Play Off duke humbur çdo shans për titullin kampion. Të dy ekipet këtë kampionat nuk arritën asnjë prej objektivave duke dështuar në arritjen e sukseseve. Pak më parë të dy ekipet u eleminuan edhe nga Kupa e Shqipërisë dhe tashmë nuk arrijnë as në kampionat të paktën të kapin Play Off-in. Pavarësisht se mbahet si një akademi elitare, menaxhimi jo i duhur çon në këto rezultate të padëshirueshme që nuk i shkojnë aspak për shtat akademisë Vllaznia e cila vite më parë ishte kampione absolute dhe prodhonte lojtarë cilësor.

Artikulli paraprakVIZITA E RAMËS NË SHKODËR, PD: TREGOI VULGARITET
Artikulli tjetërDHUNA NË STADIUME, HASANI: JEMI BEFASUAR SI NA U SULËN