Akademia Vllaznia, me dy ekipet e saj U-19 dhe U-17, nuk ia ka dalë dot të marrë fitore në ndeshjet e rradhës në kampionat, të cilat u zhvilluan që të dyja në Durrës ndaj Teutës vendase. Kështu, në fund të 90-minutave, U-19 barazoi 0-0, ndërsa U-17 pësoi një humbje me rezultatin 3-0. Sa i takon ndeshjes së 19-vjeçarëve, trajneri Sinani për këtë duel nuk ka patur në dispozicion tre prej futbollistëve të saj më të rëndësishëm, pikërisht Ersi Zaganjorin, Kevin Dodajn dhe as mesfushorin William Cungu. Dy të parët ishin aktivizuar me ekipin e parë të Vllaznisë dhe sipas rregullores, nuk mund të luanin me ekipin U-19, ndërsa Cungu është dëmtuar ditën e enjte në ndeshje me ekipin U-21.

Sa i takon lojës, duhet thënë se të dy ekipet kanë patur rastet e veta, por që nuk arritën dot t’i konkretizojnë ato dhe si rrjedhojë, i gjithë takimi është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0. Pas javës së 8-të të kampionatit, Vllaznia U-19 ka arritur të grumbullojë 14-pikë dhe mban vendin e tretë në renditje. Ndërkohë, nga ana tjetër, Vllaznia U-17 ka bërë një paraqitje zhgënjyese në Durrës, ku u mposht me rezultatin 3-0 nga Teuta. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 2-të, teksa durrsakët kaluan në avantazh me një penallti. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndërkohë, në të dytën, kur pritej një reagim i shkodranëve, që në fakt nuk erdhi, Teuta U-17 shënoi edhe dy gola të tjerë. Kështu, i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 3-0 për durrsakët, të cilët ngjiten në kuotën e 16-pikëve. Ndërkohë, ekipi i Vllaznia U-17, që ishte në një ditë jo të mirë në këtë ndeshje, është i detyruar të pranojë humbjen dhe renditjen aktuale në tabelën e klasifikimit, teksa kuqeblutë ndodhen në vendin e gjashtë, në kuotën e 9-pikëve.

Artikulli paraprakVRASJA NË LEZHË, 40-VJEÇARI U MBAJT NË VËZHGIM
Artikulli tjetërDEPUTETJA BILALI MBËSHTETJE NDAJ “PAK”