Nese me ndarjen e re administrative eshte menduar qe territoret te kene me teper zhvillim dhe vemendje ekonomike dhe infrastrukturore , kjo gje nuk po ndodh ne realitet.

Rruga qe shihni ndodhet ne fshatin Koterr ndersa lidh Nenshatin me superstraden kryesore.Banoret shprehen se ky eshte i vetmi aks i lene ne meshire te fatit edhe pse te gjitha linjat tjera te rrugeve jane rikonstruktuar. Rruga Koterr-Nenshat eshte e gjate vetem 1 km dhe ka mbetur ne gjendje te renduar infrastrukturore.Fatkeqesisht Ajo i perket njeses Dajc i Zadrimes qe lidhet me bashkine Lezhe teksa eshte nje aks mjaft i rendesishem per lidhjen e fshatrave te bashkise Vau i Dejes ne kete zone.Sezoni aktual dimeror ka qene mjaft I veshtire per familjaret e ketij fshati te cilet jetojne mes gropave dhe baltes e cila eshte e pranishme ne cdo muaj te vitit.Te menjanuar dhe pa asnje sinjal pozitiv se nje investim i shpejte mund te vije ne ndihme te tyre, ata po mendojne te mbledhin fonde private per asfaltimin e ketij aksi i cili kerkon edhe nje kanalizim te rregullt ujrash.

Artikulli paraprakHILARY CLINTON FITON NË KAROLINËN E JUGUT
Artikulli tjetërHOXHA: FONDI PYJOR NË SHKODER, 20% I DEGRADUAR