Aksident i rëndë në Itali, dy të vdekur e një i plagosur. Mes tyre dhe një shqiptar.

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë mëngjesin e së hënës në Itali. Rreth orës 05:30 në Guaçiorna një makinë tip Mercedes brenda së cilës ndodheshin tre persona, humbi kontrollin dhe u përmbys. Viktimat janë Giuseppe Fratterigo 44 vjeç dhe 62-vjeçari Andrea Ursino, ndërsa i plagosur ka mbetur shqiptari Saimir Picari 25 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Novi Ligure. Sipas medieve italiane, për të nxjerrë pasagjerët që ishin bllokuar brenda makinës, u desh ndërhyrja e zjarrkësve. Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

Artikulli paraprakME DROGË DREJT GREQISË, POR KAPET NË KAKAVIJË
Artikulli tjetërXHAXHAI QËLLON ME THIKË NIPIN 14-VJEÇAR