LEZHE – Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur rreth orës 05:00, në Fushë Milot dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën. Mësohet se automjetet e përfshira në aksident janë një ‘Benz’ me targa TR0143M dhe një tjetër “Benz” me targa LA9785A, që drejtohej nga shtetasi B.M. Identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakMETA BISEDË TELEFONIKE ME HAHN PËR IMPLEMENTIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI
Artikulli tjetërTEORI KONSPIRATIVE PËR NJERIUN QË FILMOI MASAKRËN NË NICE DHE MUNIH