Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë, ku janë shënuar 3 të vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre dy fëmijë.

Nga përplasja e dy automjeteve që lëviznin në kahe të ndryshme mësohet të ketë ndërruar jetë Albana Hasani, punonjëse policie, dhe një fëmijë, që ndodheshin në furgonin e pasagjerëve, ndërsa një fëmijë dyvjeçar nga Kosova nuk u ka mbijetuar plagëve nga automjeti “Nissan” me targa zvicerane. Në furgonin e pasagjerëve ndodheshin gjithsej 7 persona. Të plagosurit nga ky aksident i rëndë janë transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, e nga aty raportohet të kenë mbërritur në Spitalin e Traumës me helikopter, për shkak se disa prej tyre ishin në gjendje kritike për jetën. Në mjetin tip furgon udhëtonin disa anëtarë të së njëjtës familje dhe dy punonjës policie. Deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë rrugor është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.

Artikulli paraprakNOT, SHKODRANI GJON VATA KAMPION KOMBËTAR NË BELGJIKË
Artikulli tjetërFORMULA 1, HAMILTON TRIUMFON HUNGARI