Një e re shqiptare është aksidentuar rëndë mëngjesin e sotëm në Itali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15 në një kryqëzim në komunën e Rovigos, rajoni i Venetos.

28-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, po ecte me biçikletë kur u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ishte një 56-vjeçar.

Përplasja ishte mjaft e fortë dhe sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, shqiptarja ra pa ndjenja përtokë.

Menjëherë në vendngjarje shkoi ambulanca dhe falë ndërhyrjes në kohë të punonjësve të emergjencës u bë e mundur që të përmendej.
Më pas ajo u transportua në urgjencë, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes, autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.

Artikulli paraprakBINDJA DEMOKRATIKE MERR PJESË NË ZGJEDHJE, KOLEGJI ZGJEDHOR RRËZON ANIKIMIMIN
Artikulli tjetërGJYKATA LË NË BURG 16 VJEÇARIN QË SHANTAZHOI ADOLESHENTEN DUKE E ÇUAR NË VETËVRASJE