Dy automjete janë përplasur në qytetin e Kukësit. Për pasojë drejtuesi i mjetit tip “Wolsvagen” shtetasi me iniciale P. Sh., gjeti vdekjen në spitalin e Kukësit.

Informacioni paraprak :Në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit, janë përplasur dy automjete, mjeti tip “Wolsvagen”, me drejtues shtetasin P. Sh., banues në Kukës, me mjetin tip “Benz-fugon”, me drejtues shtetasin A. D., banues në Kukës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Wolsvagen”, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakARRESTOHET 45 VJECARI I DËNUAR PËR MASHTRIM
Artikulli tjetërARRESTOHET PËR DROGË NJË I RI SHQIPTAR