Aksident në Vlorë, përplasen 4 makina, njëra permbyset

 

Katër makina janë përfshirë në një aksident në rrugën transballkanike. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit që është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Njëra nga makinat është përmbysur nga aksidenti, ndërsa raportohet për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali i qytetit bregdetar të Vlorës, gjendja e shoferit të plagosur është e rëndë. Ka qenë makina tip ‘BMW’ me targa AA759 E, e cila ka shkaktuar aksidentin, pasi si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke përplasur 3 makinat e tjera që ishin të parkuara.

Artikulli paraprakMARRËDHËNIE ME DHUNË ME 15-VJEÇAREN, ARRESTOHET 55-VJEÇARI
Artikulli tjetërMBAHET MESHA E FESTES SE ZOJES SE SHKODRES