Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Tiranë, teksa i plagosur ka mbetur aktori i njohur i humorit Gazmend Paja. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:08, në “Rrugën e Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Gazmend Paja, njofton Policia.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, aktori i njohur i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakU MIRATUA ME KONSENSUS NË PARLAMENT, META DEKRETON MARRËVESHJEN ME PFIZER
Artikulli tjetërSHKODER, KONFLIKTOHEN JASHTE AMBJENTEVE TE SHKOLLES, PLAGOSET 17-VJEÇARI