Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë dhe në Kurbin.

Në qytetin bregdetar të Vlorës, policia ka arrestuar 29-vjeçarin me inicialet A.B. pasi mbrëmjen e kaluar, duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur T.J., 28 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË NJË APARTAMENT NË FIER
Artikulli tjetërRAMA: META ËSHTË DREJTUESI MË SERIOZ I OPOZITËS, BUDALLALLËKUT I DEL PËR ZOT