Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Mërtish të Divjakës. Një makinë tip ‘Benz’ ka aksidentuar një 65-vjecar me inicialet Sh.T dhe është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në njoftimin e policisë thuhet se:Rreth orës 13:10, në fshatin Mërtish Divjakë, një mjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin Sh.T, 65 vjeç, banues në Mërtish, Lushnje.

Drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja. Shtetasi Sh.T. ndodhet në Spitalin e qytetit Lushnje në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON BANDËN QË GRABISTE NAFTËN E GAZSJELLËSIT
Artikulli tjetërEMIGRANTET E DHUNUARA LEJOHET TË QËNDROJNË NË ZVICËR