Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në prang të ndërrimit të viteve në aksin Milot-Rrëshen. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe, kur automjeti tip “Benz” me targa UZA09 me drejtues G.T, 28-vjeç nga Kukësi, ka përplasur për vdekje këmbëson V.V 50-vjeç, banues në Fushë-Dibër.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme Njoftimi i policisë: Informacion paraprak Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident. Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G.T.,28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V.V.,50 vjeç, banues në Fushë-Diber. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS 35-VJEÇAREN,LARGOHET ME SHPEJTËSI
Artikulli tjetërRAMA URON SHQIPTARËT PËR VITIN E RI SHOQËRUAR ME FOTON E FAMILJES