Pas aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Tropojë, policia ka zbardhur edhe emrin e 64-vjeçarit që humbi jetën.

Sipas uniformave blu të komisariatit të Bajram Currit, ai i është Man Dushaj, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj, përfaqësues i PD.

Edhe dy personat e plagosur, shoferi i makinës ku udhëtonte 64-vjeçari dhe një fëmijë 7 vjeç janë të afërmit e kryebashkiakut. Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite kur dy

automjete, njëri tip ‘BMW’ dhe një mjet ‘Benz’ janë përplasur në aksin Bajram Curri- Fierzë. Pas aksidentit policia shoqëroi drejtuesin e mjetit tip “BMW”.

Artikulli paraprakGJYQTARI I SHQIPËRISË NË STRASBURG, JA KUSH JANË 17 KANDIDATËT
Artikulli tjetërVENDIMI I APELIT PER KUKSIANET,BASHA REAGON NE FACEBOOK