Më datë 20.03.2018, rreth orës 05:45 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afërsi të një karburanti automjeti tip “Benz” me targa AA 025 MH që drejtohej nga shtetasi T.P., 26 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi T.P, dhe pasagjerja shtetësja S.G., 17 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën .

Ndërsa pasagjeri shtetasi A.R., 23 vjeç, u dërgua në Q.S.U. Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 19.03.2018
Artikulli tjetërPËRMBYTET LAGJJA ‘AJASËM’ NË SHKODËR