Një përson mbeti i plagosur rëndë, pasi motorçikleta me të cilen udhetonte u përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë kamion. Aksidenti ndodhi rreth orës 10 të paradites të së enjtes në superstraden Lezhë-Laç, në afersi të Fushë Milotit.

Drejtuesi i motorçikletes u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia rrugore e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti nga ku mbeti i plagosur drejtuesi i motorçikletes.

Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta një krah i aksit rrugor Lezhë-Milot, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e qarkullimit.

Artikulli paraprakORJETA KELAJ DREJTORE E QKF, 2 KANDIDAT PËR DREJTOR TË TEATRIT “MIGJENI” NË SHKODËR, VENDOS KËSHILLI BASHKIAK
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, PLAGOSËN 28-VJEÇARIN, ARRESTOHEN BABË E BIR