Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë.

Në këtë aksident të ndodhur në afërsi të Leshnicës janë përplasur dy automjete ku në njërin udhëtonte viktima së bashku me tre familjarët e tjerë që kanë mbetur të plagosur ndërsa në automjetin tjetër vetëm një person që gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë edhe në këtë vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njëra nda makinat e përfshira në aksident ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur me rrota përpjetë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Drejt vendit të ngjarjes u nisën 2 autoambulanca.

Policia: Automjeti tip Golf është përplasur me Benz-in e D.H.Viktima ndodhet ende brenda automjetit tip Golf.Të plagosur kanë mbetur dy gra, një vajzë e mitur dhe D.H.

 

Artikulli paraprakQËLLOHET ME THIKË DHE SENDE TË FORTA NJË PERSON
Artikulli tjetërRËNDOHET BILANCI, VDES I PLAGOSURI I TRETË NGA MASAKRA NË PRISHTINË