Tre persona janë plagosur paraditen e sotme, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetasit që udhëtonin me to. Njëri prej të plagosurve ishte bllokuar në mjet, dhe pasi është nxjerrë nga makina është dërguar me urgjencë në spital. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakF1, HAMILTON FITON EDHE NË GJERMANI. ROSBERG I KATËRTI, FERRARI ZHGËNJEN SËRISH
Artikulli tjetërLETRA RRËQETHËSE E DOKTORIT SIRIAN QË PO BËN XHIRON E BOTËS