Shkodër/ Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakLUIZA GEGA DHE FRANKO BURRAJ KAMPIONËT E SHQIPËRISË NË ATLETIKË, SPIKASIN TIRANA DHE VLLAZNIA
Artikulli tjetër‘VENDORET’ E 14 MAJIT, KQZ MIRATON REZULTATIN E ZGJEDHJEVE NË 8 BASHKI!