Shkodër, automjeti del nga rruga,në gjendje të rëndë shoferi 50 vjeçar

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postrribë në Shkodër ku një mjeti tip Benz me targa MA 0893 B ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Burimet e policisë bëjnë me dije se i dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit H.A, 50 vjeç, banues në Shkodër. Ai udhëtonte i vetëm në mjet dhe është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakRAMA NE KOMUNIKIMIN JAVOR:AJO QE NA NDAN ME SERBINE NUK NA PENGON PER INTEGRIMIN EUROPIAN
Artikulli tjetërSHEMBET URA NE ISHULLIN TURISTIK,VDESIN 9,PLAGOSEN 30