
Një 16-vjeçar është dëmtuar pasditen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor “Balldre-Rraboshtë”, në fshatin Balldre, një shtetas 16 vjeç, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar.
16-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


