Një aksident është shënuar këtë të premte në rrethin e Kurbinit, ku një makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dy persona.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në zonën e Mamurrasit ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Nga aksidenti ka mbetur një 21-vjeçar, me inicialet L.D, banues në Lezhë dhe shtetasi A.K, 37 vjeç, banues në Kurbin, të cilët kanë qenë të dy në mjet.

Dy të plagosurit, janë derguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Ende nuk dihet po policia dhe grupi hetimor , po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPO DËRGONTE 100 PASAPORTA NË ATHINË, SULMOHET MAKINA DIPLOMATIKE SHQIPTARE NË GREQI
Artikulli tjetërMBLIDHET KRYESIA E PD:AKSIONI POLITIK,SHTABET E PUNES,SHKARKIMI I MURRIZIT