Një minoren ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 14- vjeçar, ndërsa autovetura që e përplasi atë ka përfunduar jashtë rruge në një kanal.

Policia ka mbërritur menjëhere në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident.

14-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META VLERËSON ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH” DY ÇIKLISTËT E SHQUAR SHQIPTARË
Artikulli tjetërCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 20 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT