Aksident në Librazhd-Prrenjas nje i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një prej drejtuesve të mjeteve, ndërsa janë plagosur edhe katër persona të tjerë. Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë duke theksuar se në aksident janë përfshirë mjeti me targa TR 1237 P drejtuar nga B.B, 32 vjeçe, banuese në fshatin Rrajcë, si dhe mjeti me targa KO 42 72 B, drejtuar nga shtetasi L. T, 37 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e përpasjes, ka gjetur vdekjen A. B, 39 vjeç, banues në Rrajcë, i cili ishte pasagjer në mjetin me targa TR 1237 P si është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit me targa KO 4272 B shtetasi L.T dhe pasagjerja P.V, 26 vjeçe, banuese në Korçë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jeten Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet të jetë humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve prej lagështirës në rrugë. –

Artikulli paraprakSKANDAL ME TEKSTIN E MATEMATIKES.NXENESVE U BEHET TEST PER VDEKJEN
Artikulli tjetërOSBE:NXISIM REFORMEN ZGJEDHORE NE SHQIPERI